Fitore tepër e vështirë në “Elbasan Arena”, Partizani kalon Laçin

0
171

Partizani fiton 1-0 ndaj Laçit në Elbasan Arena, në sfidën e fundit të javës së dytë të kampionatit.

Minutat e para panë ekipin e Kolellas më kërkues, me Hoti dhe Rrapaj që provuan të befasonin kundërshtarin me goditjet e tyre.

Loja ishte mjaft e kujdesshme nga të dyja palët, duke bërë kështu që hapësirat dhe mundësitë për të gjetur rrugën e rrjetës të jenë të vogla.

Pjesa e parë do mbyllej me golin e Skukës në fund me penallti.

Pjesa e dytë nis jo mirë. Tymi i fishekzjarrëve të ndezur nga tifozët e Partizanit e bëri të pamundur vijimin e lojës, për momentin.

Në të 77-tën, Hoti sërish protagonist, teksa këtë herë shkakton drithërima te rivalët me anë të një shtylle.

Ndeshja e radhës  për Partizanin është në transfertën ballshiote, ndërsa kurbinasit presin Egnatian.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here