Ballkani i Hapur jep “frytet”: Tregtia me Kosovën në rënie, importet me Serbinë rriten me 4.8%

0
214

Nisur nga të dhënat e Institutit të Statistikave mbi tregtinë e jashtme për muajin korrik të këtij vitit televizioni Scan ka analizuar se si ka ndryshuar tregtia e jashtme me vendet e rajonit karahasuar me korrikun e nje viti më parë.

 

Nga të dhënat e përpunuara vihet re eksportet me Kosovën kanë vlerën më të lartë, por kanë pësuar rënie me 12.1% karasuar me të njejtën periudhë të një vitit më parë.

Ndër vendet e rajonit rënien më të madhë të eksporteve gjatë korrikut Shqipëria e ka pësuar me  Serbinë deri në 41.1%.

Edhe me Maqedoninë e Veriut Shqipëri paraqet rënie të eksporteve me 4.9%.

Marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, sa i përket eksporteve në vlerë, paraqiten me rritje.

 

Eksportet me Bosnje Hercegovinën janë rritur me 33.4%, ndërsa me Malin e Zi janë rritur me 21.4%.

 

Por si paraqiten eksportet në volum me vendet e rajonit, krahasuar me korrikun e vitit 2021?

 

Nga shifrat e përpunuara bie në sy një rënie e eksporteve në volum pothuaj me të gjitha vendet e rajonin përveç Bosnje Hercegovinës, e cila ka pësuar rritje me 7.1%.

 

Scan gjithashtu ka analizuar edhe importet me vendet e rajonit sa i perket korrikut të këtij viti.

 

Sipas shifrave të tregtisë së jashtme Shqipëria ka regjistruar rritje të importeve në vlerë vetëm me Serbinë.

 

Gjatë korrikut eksportet me Serbinë kanë vlerën e 3.1 mld lekëve, ndërkohë që gjatë korrikut të një viti më parë vlera e eksporteve me Serbinë regjsiotrohej në 2.04 mld lekë.

 

Nëse do të flisnim për vendet e tjera të rajonit, Shqipëria regjistron rënie të importeve, ku me Kosovën rënia regjistrohet në 3%, ndërsa rënien më të madhe e regjistron me Bosnje Hercegovinën./ SCAN

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here