Banori i Gramshit: U dëmtova edhe unë me djalin, ndërhymë për t’i marrë çantën rusit

0
182

Sipas një dëshmitari që kishte qenë prezent në momentin ndalimit të shtetasit rus që tentoi të futej në uzinën e Gramshit kur ishte hedhur sprajin në drejtim të ushtarëve, ishte prekur edhe ai me të birin.

 

Në një rrëfim për Euronews.al banori që kërkoi  të mos identifikohej tha se shtetasi rus ishte ndjekur nga ushtarët deri në vendin ku ndodhej makina e tyre.

Ai tregoi se ishte gjendur në vendngjarje me të birin dhe i kishte kërkuar rusit të ndalonte, por në momentin kur ishte hedhur sprajin në drejtim të ushtarëve, ishte prekur edhe ai me të birin.

“Dëgjuam ca zhurma, ndal, ndal kur erdhi makina. Unë ndërhyra me idenë se kishin vjedhur ndonjë gjë. Në atë moment hodhën sprajin që na kapi dhe ne, mua dhe djalin tim. Ai rusi nisi të bërtiste. Ushtarët u dëmtuan në sy dhe në gjoks. Bashkë me një person tjetër ndërhymë për t’i shkëputur çantën këtij rusit, se nuk e lëshonte”, tha banori.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here