Sindikata proteston: Policët e burgjeve 12 orë pa ujë pa tualet, uniformat i blejnë tek Rruga e Barrikadave

0
219

Sindikata e punonjësve të policisë së burgjeve protestoi për kushtet e punës duke denoncuar se ministria e Drejtësisë nuk po zbaton VKMN-në e vitit 2017 për pagën e gardianëve të regjimeve të brendshme e të jashtme në institucionet e vuajtjes së dënimit.

 

Përfaqësuesi i sindikatës tha se efektivet e burgjeve vuajnë edhe për transport në vendin e punës, nuk kanë uniforma dhe nuk paguhen për oraret e zgjatura.

:Kërkojmë 6 orëshin e punës nga 8, ndërkohë që prej 1 muaji punojnë 12 orë në ditë, pa ujë, pa kushte, pa tualet, pa vakt ushqimor. Më gjeni një njeri që mund të rrijë 12 orë pa kushte.

 

Tallje e ish minsitres Gjonaj me uniformat e policisë. Në 2018 nxorri VKM për tenderin për uniformat. Paratë nuk di ku shkuan ndërkohë sot punonjësit e policisë së burgjeve I blejnë uniformat tek Rruga e Barrikadave. Punonjësit e policisë po lënë detyrën duhej të ishin 3599 punonjës por janë vetëm 3 mijë. Kanë lënë detyrën punonjësit”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here