Xhixho: Të rinjtë po ikin sepse për ta, jeta në këtë vend është bërë e pamundur

0
135

Nga Erisa Xhixho

Të rinjtë po ikin sepse për ta, jeta në këtë vend është bërë e pamundur.

 

Dështimi në arsim po sjell Shqipërisë një hemorragji që vështirë të rikuperohet.

 

Përtej statistikave zyrtare dhe historive që përditë dëgjojmë për largimin e fëmijëve të kolegëve dhe miqve, dramën e ikjes së të rinjve e konfirmon rënia drastike e numrit të maturantëve që aplikojnë për studimet e larta në Shqipëri.

 

? 4 mijë maturantë më pak aplikuan në universitetet tona pas mbylljes së procesit të përzgjedhjes të degëve në formularin A2, nga rreth 25 mijë maturantë 4 vite më parë.

 

Pa shpresë për të ardhmen, në një vend ku korrupsioni dhe abuzimi hapur me pushtetin, të rinjtë shohin largimin si dritën e vetme në fund të tunelit.

 

➡️Nuk mund të kesh dëshirë të ndërtosh jetën në një vend ku prindërit e tu rropaten për mbijetesë, ndërsa grupe mafioze me bekimin e qeverisë “djegin” paratë e taksave të tyre përmes skemave si ajo e inceneratorëve.

 

➡️Nuk mund të duash ta ndërtosh të ardhmen në një vend ku të rrezikohet jeta edhe teksa pushon me familjen në breg të detit, ku nuk i lejon dot vetes një javë pushime, edhe pse ke punuar gjithë vitin.

 

➡️Nuk mund të zgjedhësh të ndërtosh një jetë dinjitoze në një vend ku i varfri penalizohet se nuk pagoi një muaj energji, e ku atij që mezi siguron bukën i përdoret emri për të qarkulluar miliona euro, të cilat përfundojnë në xhepat e bashkëpunëtorëve të Ramës.

 

Një vend pa rini, është një vend pa të ardhme.

 

Kemi detyrimin t’u kthejmë të rinjve shpresën, përmes mbështetjes së arsimit dhe jo tkurrjes së buxhetit të tij vit pas viti, përmes mundësive për punësim dhe jo mbylljes së mbylljes së derës në fytyrë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here