Pse Papa Françesku duhet të falenderojë Presidentin Trump

0
224

Nga Chris Lowney

Papa Françesku parashikon se kisha katolike do të përballet me “indiferencën globale.” Ironikisht, Presidenti Trump ka provuar të jetë shumë më efektiv se sa Papa për të nxitur katolikët  t’i bashkohen kësaj beteje.

Vizioni i Papa Françeskut është i qartë: “një kishë e varfër për të varfrit.” Ai ka përçmuar  indiferencën globale që mbylli sytë përballë  vuajtjeve  të tjerëve sikur “asgjë nga këto që po ndodhin mos të ketë lidhje me ta”.

Ai i kërkoi secilit nga anëtarët e famullive katolike të Evropës të strehonin nga një familje refugjatësh dhe, më gjerësisht, i bëri thirrje shoqërisë të “sigurohej që të gjithë qytetarët të punonin me dinjitet, të edukoheshin dhe të përfitojnë përkujdesje shëndetësore.”

Bota mesa duket e do këtë vizion.  87 për qind e katolikëve amerikanë e parë këtë qasje në mënyrë të favorshme, por nga ana tjetër, miratimi për punën e Donald Trump rri pezull me vetëm 40 për qind.

Megjithatë, Papa ka pasur probleme me përkthimin e këtyre “vlerësimeve shumë të larta” në rezultate. Pothuajse asgjë nuk ndodhi pasi u Papa kërkoi famullive të mirëprisnin refugjatët. Inaugurimi i qendrave për të pastrehët dhe klinikave mjekësore në rrethinat Vatikanit nuk u shfaqën pothuajse në asnjë nga vendet e tjera.

Por më pas “ndërhyri” Presidenti Trump. Sapo administrata e tij njoftoi ligjet e  reja të emigracionit, subjektet e Kishës Katolike u kundërpërgjigjën. Shkollat ??katolike të Chicagos i mbyllën dyert për agjentët e emigracionit dhe kishat në qytete të ndryshme hapën dyert e tyre si të “qytete të shenjta”.

Më pas erdhi propozimi i Trump për reformën e kujdesit shëndetësor. Unë jam i privilegjuar të kryesoj bordin e një prej sistemeve spitalore më të mëdha katolike të Amerikës dhe tani duket se jemi më të përkushtuar se kurrë për të hapur dyert për të varfërit, të moshuarit dhe ata me aftësi të kufizuara.

Papa ka mbështetur një kishë “për të varfrit”, por ishte President Trump ai që ka frymëzuar katolikët  të dyfishonin përpjekjet e shumta në emër të komuniteteve të varfra dhe të margjinalizuara.

Çuditërisht, përgjigja ka bashkuar “liberalët” dhe “konservatorët” katolikë. Edhe peshkopët që kishin shprehur rezerva serioze rreth disa dispozitave  të “Obamacare” kanë argumentuar kundër një shfuqizimi që e lë të pambrojturit pa asnjë qasje shëndetësore

Kisha Katolike përballet me një sërë sfidash: rënia e numrit të klerikëve, pasojat e vazhdueshme nga skandalet e abuzimeve seksuale, venitja e interesit  në mesin e të rinjve dhe kështu me radhë. Dhe kur përballen me sfida të rënda, organizatat duhet të bashkohen për strategji dhe veprime të përbashkëta.

Papa Francesku nuk na ka unifikuar tërësisht rreth vizionit të tij për një kishë që mbështet komunitetet e varfra, të margjinalizuarit dhe të përjashtuarit, është Presidenti Trump ai që mund ta ketë dhënë këtë shkëndijë.

Por unë shpresoj për diçka tjetër: që katolikët, e të gjitha ngjyrave dhe ideologjive në  emër të të gjitha traditave fetare, të vazhdojnë të punojmë së bashku për të siguruar “pune dinjitoze, arsimim dhe kujdes shëndetësor”ashtu sic bëri thirrje Papa.

Unë mendoj se të duhet të marrim parasysh edhe një tjetër thirrje të Papa Françeskut, i cili shprehu preferencën për një kishë që është, “e dëmtuar apo e pistë” sepse ka qenë jashtë në rrugë.

Tani është koha për katolikët të bashkohen jo vetëm në kishë të dielave në mëngjes por çdo ditë dhe në çdo vend ku të pambrojturit ndihen të kërcënuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here