Rama pranon vizitën e fshehtë në Athinë dhe takimin me Princin e Arabisë

0
205

Kryeministri Rama e ka pranuar edhe vetë publikisht atë që pak ditë më parë u zbulua nga ministria e Jashtme e Arabisë Saudite. Të mërkurën kryeministri Rama ka udhëtuar drejt kryeqytetit grek Athinë në një vizitë për të cilën askush nuk është vënë në dijeni. Pas publikimit të lajmit se Rama kishte qenë në Athinë pati heshtje nga kryeministria. Ka qenë vetë Rama që këtë të premte gjatë një vizite në Vlorë ka zbuluar detaje.

“Unë isha edhe në Athinë ku u takova me Princin e Kurorës i cili dhe më ftoi të shkoja atje sepse pati një ndalesë në Athinë, në një vizitë të reduktuar nga emocionet për arsye të tyre objektive, kështu që ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë, sidoqoftë ne u takuam dhe aty u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite për në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone dhe pastaj ata duan të shtrihen më tutje deri në Itali etj etj, energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë në sasira marramendëse” – u shpreh kryeministri Rama.

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite tha në njoftimin e saj se: “Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur Shqipërinë me 50 milionë dollarë dhe për faktin se Fondi i Investimeve Publike synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë”./ lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here