‘S’jam në garë me Berishën, as me Lulushin, sot nis rruga drejt referendumit’

0
224

Ish-presidenti Ilir Meta tha se nuk u rikthye në politikë për të garuar me Sali Berishën se cili prej tyre do të jetë kryetari i opozitës shqiptare.

“Nuk jam në garë as me Berishën dhe as kam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi”, tha Meta gjatë një prononcimi për mediat nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Zvicra nuk ka asgjë më shumë se Shqipëria. Shqipëria ka më shumë madje, pasi ka edhe dy dete. Që Shqipëria të bëhet si Zvicra duhet të ketë atë që bën Zvicra gjithmonë, referendumin. Dhe këtë duhet ta bëjë patjetër. Referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë ata që kanë penguar integrimin europian të Shqipërisë. Do të bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm dhe demokrat që kërkon të triumfojë sovraniteti i popullit. Është vënë në pikëpyetje ekzistenca e të ardhmes së këtij vendi dhe kjo do të marrë fund kur çdo shqiptar të krijojë besimin se është zot i këtij vendi”, shtoi Meta.

Pasi mori teserën e LSI, duke u bërë kështu sërish anëtar i saj pas 5 vitesh, Meta u shpreh se nis një rrugë të re.

“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik, një ditë e re, një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji. Erdha sepse jam krenar që kam krijuar në vitin 2004 një forcë politike për integrim, i cili mbahet peng nga PS. Erdha këtu dhe jo vetëm që jam krenar për këtë forcë politike që zhbllokoi integrimin dhe i dha vendit stabilitet, ka meritat e saj edhe për marrjen e statusit kandidat dhe rekomandimin për çeljen e negociatave”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here