A do të kthehet në krye të LSI? – Ilir Meta: Partia e Referendumit na pret përpara!

0
164

Ish-Presidenti Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët nëse ai do ta rimerrte sërish drejtimin e LSI-së, forcës politike që krijoi vetë disa vite më parë.

“Z. Meta, a do të merrni sërish drejtimin e LSI apo do të krijoni një forcë te re politike”” ishte pyetja.

Meta tha: Nuk jam këtu për drejtimin e LSI, sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë para 5 vitesh për shkak të atyre rrethanave që u krijuan. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit, pjesë e sinqertë e të cilit ka qenë dhe LSI dhe për t’u bashkuar në triumfin e mesazhit të 2 marsit dhe triumfi është pikërisht sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe populli ka ardhur momenti ta ushtrojë atë drejtpërdrejt.

Zvicra nuk ka më shumë se Shqipëria dhe Shqipëria ka më shumë se Zvicra, se ka dy dete të mrekullueshëm, por që Shqipëria të bëhet si Zvicra duhet të ketë referendumin.

Partia e referendumit na pret përpara! Kjo është! Është partia e popullit të 2 marsit. Kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga problemi i oligarkëve, i kleptokracisë, i kapjes së shtetit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here