Koronavirusi në Shqipëri/ AMA apel mediave: Kujdes me studiot, të respektohet distanca optimale e personave

0
98

Pas mbërritjes së koronavirusit në vendin tonë, Autoriteti i Mediave Audiovizie i ka bërë apel mediave që në programet në studio të respektohet distanca optimale mes personave.

AMA shprehet se ky mund të jetë një problem eficient dhe evitimi i rrethanave në studio që kanë prezencë të përqëndruar të publikur do të ndihmonte në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

NJOFTIMI I AMA

Njoftim për mediat audiovizive

AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen.

AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqëndrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre.

Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë.

Autoriteti i Mediave Audiovizive Tiranë 10.03.2020

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here