Shifrat e Eurostat: 108% më shumë azilkërkues shqiptarë në 5 mujorin e parë të 2022

0
180

Shqiptarët vijojnë të thyejnë rekord për numrin e lartë të azilkërkuesve ne vendet e BE. Numri i kërkesave për azil në 5 muajorin e parë të 2022, ishte më i lartë se e njëjta periudhë të një viti më parë, ku lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandesimisë.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Revista Monitor, në maj të këtij viti kishte gjithsej 920 kërkesa për azil pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat e të cilës nuk raportohen më që nga nëntori i vitit 2020.

Ky është niveli më i lartë i aplikimeve që nga janari. Për periudhën janar-maj u shënuan gjithsej 3,850 aplikime dhe riaplikime, me një rritje prej 108% në krahasim me 5 muajt e parë të vitit të kaluar.

Pas heqjes së kufizimeve për udhëtime, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar u shënuar një rritje e fortë e aplikimeve dhe raiaplikimeve, që kulmoi në nëntor, duke i tejkaluar dhe nivelet e para-pandemisë. Franca vijon të mbetet shteti më i preferuar për azilantët shqiptarë, për shkak të lehtësive sociale që ai ofron.

Gati dy mijë persona, apo 50% e totalit iu drejtuan Francës për herë të parë, apo riaplikuan në pesë muajt e parë të këtij viti. E dyta është Gjermania, me 22% të totalit të aplikimeve, Italia 9.2%, Greqia 10.2% dhe Belgjika 4%.

Në prill 2022, mbi 54 mijë aplikantë për azil për herë të parë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 66% më shumë krahasuar me prillin 2021 dhe 28% më pak krahasuar me marsin 2022. Rënia nga marsi në prill 2022 mund t’i atribuohet kryesisht uljes së aplikantëve ukrainas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here