Zëri i Amerikës: Rama ‘justifikon’ shkarkimin e Ahmetajt, i papritur largimi i Mazit

0
200

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot disa ndryshime në kabinetin e tij, duke shkarkuar zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ishte njëkohësisht dhe ministër Shteti për Rindërtimin. Zoti Ahmetaj ka qenë anëtar kabineti në të gjitha qeveritë e kryeministrit Rama, duke mbuluar funksione të ndryshme nga ministri i Ekonomisë, te ai i Financave, me një ndërprerje në vitin 2019, ku ai ju rikthye jetës parlamentare, për t’u përfshirë sërish në kabinetin qeveritar pas tërmetit të nëntorit të po atij viti.

Një largim i mundshëm i tij kishte kohë që përflitej në korridoret e shumicës. Emri i zotit Ahmetaj, është po ashtu një ndër më të lakuarit nga opozita për përfshirje në çështjen e inceneratorvëve.

Kryeministri Edi Rama e “justifikoi” lëvizjen e tij dhe me faktin se Rindërtimi nuk është më prioriteti i qeverisë, duke qenë se ndodhet në fazë përmbyllëse. “Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zëvendës-kryeministrit të fokusohet në këto fusha”, shpjegoi kryeministri duke bërë të ditur emërimin në këtë post të ministres së Energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.

Më i papritur ishte largimi i kryenegociatorit të Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi, pikërisht tani kur vendi sapo ka nisur procesin e bisedimeve. “Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore dhe Ministre Shteti pranë kryeministrit”, njoftoi zoti Rama. Zonja Dhuka, aktualisht punon si drejtoreshe në Departamentin e Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri. Me profesion juriste, nuk rezulton që ajo të ketë një eksperiencë të mëparshme në çështje që lidhen direkt me procesin e integrimit./ VOA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here