Meta: Djegia e mandateve e planifikuar nga mafia dhe oligarkët, u bë grusht shteti me procedura

0
152

Nga Konventa Kombëtare e LSI-së, ish-kryetari i kësaj partie, Ilir Meta u shpreh se ai ka qenë kundër bastit për t’i besuar një mashtruesi ordiner, që dogji mandatet.

Ai tha se djegia e mandateve ishte e mirëplanifikuar nga mafie e Shqipërisë, nga oligarkët që punojnë me të dyja palët prej kohësh.

Meta: Ilir Meta ka qenë kundër bastit për t’i besuar një mashtruesi ordiner, që e kam thënë edhe para 6 vjetësh, një personi që gënjen edhe për kohën, që dogji mandatet dhe la parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor. Padyshim që jemi vend evropian, po a ka ndonjë vend afrikan që në pushtetin lokal nuk ka një këshilltar të opozitës.

Djegia e mandateve ishte e mirëplanifikuar nga mafie e Shqipërisë, nga oligarkët që punojnë me të dyja palët prej kohësh, sepse duhet të braktisej pushteti lokal që të ndodhin të gjitha këto që po ndodhin. Në 5 vite ndodhi një grusht shteti pa tanke, por me procedura, bashkë edhe me të huaj. Ata na mësuan se si parlamenti monist mund t’i marrë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe i çon të betohen te noteria e Lanës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here