“Mos më çaj tra*in”, gazetarja kallëzim në prokurori ndaj pronarit të firmës së naftës…

0
101

Gazetarja e Faxnews, Fatmira Bajrami  ka bërë kallëzim në prokurori ndaj pronarit të ‘Terra Oil’, Edmond Bejtaj. Bajrami shprehet se është ndjerë e ofenduar dhe e diskriminuar, pasi Bejtja iu drejtua me fjalët ‘mos ma çaj trapin’.

“Ditën e sotme unë shtetesja Fatmira Liman Bajrami së bashku me operatorin Gledian Petref Hoxhallari kam bërë një kallëzim në Komisariatin e Policisë Fierit, bashkëngjitur me një  procesverbal për të gjithë ngjarjen e datës së djeshme, ku shtetasi Edmond Bejtja pronari i firmës nënkontraktore ‘Terra Oli Swiss’ më ka ofenduar. Nuk kam reaguar ne asnjë çast gjatë intervistës që i kemi marrë në lidhje me protestën e banorëve të fshatit  Visokë. Pas mbarimit jemi larguar dhe në 30 minuta ballafaqim para kamerave, gazetarëve, operatorëve dhe banorëve nuk ka kërkuar falje.  Madje mëngjesin e sotëm personi ne fjalë Edmond Bejtja ka vijuar bisedat po me te njëjtën gjuhë në rrjetet sociale. Po kërkoj që të mos më njollosë emrin e imazhin. Jam ndjerë e ofenduar dhe e diskriminuar”, shprehet gazetarja në një reagim.

Edmond Bejtja, drejtori i kompanisë “Terra Oil Swiss”, që akuzohet nga banorët e fshatit Visokë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit, ofendoi gazetaren ditën e djeshme. Teksa mediat lokale bashkë me banorët po i kërkonin llogari për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, me cigare në dorë, Bejtaj e ka humbur toruan duke ofenduar gazetaren e Faxnews me fjalët  ‘mos ma çaj trapin’. Edhe pse deklarata e tij bëri bujë në rrjet, ai nuk ka denjuar të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur. Në një reagim në profilin e tij në FB , Bejtaj këmbënguli dje se gazetarja e meritonte atë fjalor pasi ata ishin shfaqur më të shqetësuar se sa vetë banorët e fshatit Visokë që e akuzojnë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here