Vendimi i Britanisë, Hoxha: Ramës i janë prangosur ministra, deputetë…Berisha arrestoi 128 banda kriminale

0
457

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook pasi kryetari demokrat, Sali Berisha publikoi lajmin e ndalimit të udhëtimit të tij në Britani.

“Edi Ramës i janë arrestuar, ministra, deputetë, kryetarë bashkish, ndërkohë Britania thotë, Sali Berisha ka lidhje të ngushta në krimin e organizuar”, shkruan Hoxha duke kujtuar arrestimet e bujshme të më shumë se 128 bandave gjatë viteve të para të mandatit të Berishës si kryeministër.

Postimi i plotë:

Edi Rames i janë arrestuar, ministra, deputet, kryetar bashkish, ka mbushur Anglinë me shtëpi bari dhe dërgon Gjiknurin u thotë hajde legalizojini paret e drogës në Shqipëri, ndërkohë Britania thotë Sali Berisha ka lidhje të ngushta ne krimin e organizuar.

Ne 2005-2007 Sali Berisha dërgoi para drejtësisë 128 banda të krimit të organizuar, sot këto banda janë kthyer në oligarkë dhe biznesmenë të qeverisë dhe Edi Ramës. Sot Edi Rama duhet të ishte në burg. Gjithsesi si gjithmonë, FAJIN E KA SALIU.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here