Denoncimi i aktivistit: Në orën 07:20 të 26 nëntorit, kanë vdekur 2 veta gjatë punës për ti nxjerrë nga rrënojat

0
140

Aktivisti Aulon Kalaja deklaroi në “360 Gradë” në RTV Ora se shteti shqiptar ishte i papërgatitur për tërmetin e 26 nëntorit.

Duke ju rikthyer rasti të Thumanës ku e ka ndjekur të gjithë operacionin e kërkim-shpëtimit, ai denoncoi se në orën 07:20 kur ra pasgoditja pas tërmetit 6.4 ballë kanë vdekur dy persona për të cilët po punohej për ti nxjerrë nga gërmadhat.

Kalaja: Qeveria ishte e papërgatitur për këtë rast. Emergjencat Civile kanë punësuar vetëm militantë që kanë ngrënë qyl gjatë gjithë kohës. E sfidoj kryeministrin dhe i them se në rast se ti ke lëshuar një pako me emrin rezervat e shtetit në terren unë jap dorëheqjen nga gjithë aktiviteti publik në terren. 

Nuk kishim asnjë qen. Rreth orës 07:20 kur ra ajo goditja tjetër në Thumanë ma ka konfirmuar një njeri që shërben në Zallherr dhe shërben në terren, më tha se kanë vdekur dy veta në momentet që po ndërhyhej për ti nxjerrë ata. Po punonin diku te një orë dhe kanë vdekur dy veta në 7:20 kur ra tërmeti tjetër. 

Kam qenë afër te ai pallati, kemi ikur të gjithë, u bë kaos, jemi shtyrë me njëri-tjetrin. I thashë një fadrome të hapte kangjellat e fushës së sportit aty, nuk pranoi. Të futeshin njerëzit në fushën e sportit se po shtyheshin njerëzit me njëri-tjetrin.Ai ishte kolonel dhe tha po punonim me dy persona në ato momente dhe kur ra pas-goditja kanë vdekur dy persona. Pyetja që ngrihet në këtë rast është: Po sikur të kishim ndërhyrë më herët?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here