Demokratët kaluan 8 vite të veshtira, plot sakrifica/ Ristani: Rama jo vetëm po na e mund Lulin, por edhe e tall

0
109

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani thotë se beteja brenda demokratëve është më e vështir se mundja e Edi Ramës në zgjedhje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ristani thotë se demokratët kanë kaluar 8 vite të vështira dhe tashmë duhet të durojnë edhe 4 vite të tjera, vetëm se lideri i tyre “po i çon nga humbja në humbje”.

“Rama po na e mund Lulin”, shkruan Ristani ndërsa shton se jo vetëm e mund, por edhe e tall.

Shkrimi i plotë i Arben Ristanit:

Demokratët kaluan 8 vite të veshtira, plot sakrifica e vetmohim.

Tani kanë përpara edhe 4 vite të tjera që ju duhet të vazhdojnë betejën e tyre për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike.

Kaloi kaq shumë kohë që demokratëve nuk ju qesh buza nga shija e fitores.

Lideri i tyre po i çon nga humbja në humbje. Edhe një fitore që regjistron në historinë e tij, s’ka njeri që se di dhe se kujton si e mori. Me brekë nëpër këmbë.

Rama po na e mund Lulin.

Nuk mjafton qe na e mund, por edhe na e tall.

Nuk mjafton që na e mund e na e tall, por edhe e mbron qe sa të jetë në krye të opozitës, të tallet edhe me gjithe te tjeret.

Ramen e kemi kundershtar, e dimë si mundet. Beteja brenda vetes është me e veshtira dhe na mungon edhe pervoja per kete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here