Rita Ora arrin 10 miliardë dëgjime në gjithë botën

0
255

Rita Ora arrin një tjetër majë në karrierën e saj muzikore. Është dëgjuar 10 miliardë herë në gjithë globin, siç tregoi vetë përmes një postimi në Instagram me diçiturën “10 miliardë”.

Tek kjo shifër, ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare ka përllogariur dëgjimet në rrjetet sociale si Youtube e Spotify, që kanë edhe numrin më të lartë të përdoruesve në gjithë globin.

31-vjeçarja publikoi muajin e kaluar hitin e saj më të ri “Finish Line” një këngë dedikuar fuqizimit të rolit të femrës në shoqëri. “Finish Line” po shndërrohet në hitin e kësaj vere dhe po arrin shpejt majën e klasifikimeve botërore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here