“Shqiptarët s’kanë të drejtë të vendosin për ne”, sherr në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

0
181

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në orët e mbrëmjes së djeshme është shmangur një incident fizik mes deputetit të LSDM, Martin Kostovski dhe deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev. Në videon e publikuar nga Alsat shihen dy kolegët maqedonas duke e shtyrë njëri-tjetrin, ndërsa ndërhyjnë deputetët Goran Misovski dhe Arbër Ademi, për t’i ndarë.

Ngjarja e pahijshme ka ndodhur gjatë seancës ku po zhvillohet debati për propozimin francez, i cili deri tani nuk ka kaluar për miratim.

Apasiev, i cili njihet si një radikal i së majtës, ka bërë një akuzë të fortë dhe në drejtim të deputetëve shqiptarë, duke thënë se ata nuk kanë të drejtë që të vendosin për fatin e maqedonasve.

Apasiev i bëri thirrje deputetëve shqiptar të mos e mbështesin propozimin francez sepse sipas tij do të hapet kutija e Pandorës dhe më pas shqiptarët nuk do të kenë të drejtë morale të ankohen kundër majorizimit.

Apasiev shtoi se me kalimin e propozimit francez, problemet ndër etnie do të dalin në pah sepse sipas tij, partitë shqiptare po vërtetojnë se janë kundër interesave të popullit maqedonas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here