“Panama Papers”, jep dorëheqjen Ministri i Industrisë dhe Turizmit Soria

0
154

Ministri i Industrisë dhe Turizmit të Spanjës Jose Manuel Soria jep dorëheqjen pas skandalit të Panama Papers.   Ky është viktima e dytë e rrjedhjeve që nxorën në dritë se si liderë nga e gjithë bota fshihnin të ardhurat në të ashtuquajturat parajsa fiskale.   Më herët dorëheqjen e dha kryeministri i Islandës.   Soria dha dorëheqjen të premten pasi shpjegimet e tij kontradiktore ndezën një skandal mbi lidhjet me një kompani offshore listuar në rrjedhjet e Panama Papers.   Soria iu nënshtrua një kontrolli gjatë kësaj jave mbi përfshirjen e tij në këto publikime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here