Plagosi rëndë me dashje një person, shpallet në kërkim 24 vjeçari në Dibër

0
130

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim në Dibër pasi ka plagosur rëndë me dashje një person. I riu dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Mbi të rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa materialet kaluan në Prokurori.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në fshatin Zagrad, Dibër. Ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here