Incineratorët/ Grida Duma në Parlament: Po vihet bast kush është i radhës që do ta hajë

0
172

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli në Kuvend në lidhje me skandalin e Inceneratorëve. Duma tha se tashmë po vihet basti se kush do të jetë i radhës që “do ta hajë”, ndërsa shtoi se e vërteta vonon por nuk harron.

“Test pas testi po shkon historia e këtij vendi, Gjynah jemi që na shikojnë prapë si eksperiment në mes të Europës. Kishte element të instruktuar në fjalën tuaj. Sa herë keni dalë në këtë foltore keni folur se ne kemi një hall, ju keni një hall. Në shkencat e psikologjisë nëse do t’i fshihesh hallit tënd duhet të flasësh për hallin e tjetrit. Kështu vazhdon gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë që ju dëgjoja që flisnit për hallet tona mu kujtua fjala e popullit “Zot pa hall mos më lënç por hall mbi hall mos më vënsh”. Është e kollajshme të kuptohet që koncesionet e shëndetësisë janë hall mbi hall. Halli që keni tani është ajo çështja e inceneratorëve. Këtu po vihet bast kush është i radhës që do ta hajë. E vërteta vonon por nuk harron”, tha Duma.

Ajo foli edhe për autonominë spitalore të prezantuar si nismë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke shpjeguar se përmes saj synohet që pacienti të paguajë për të marrë shërbim mjekësor edhe në shtet.

“M’u kujtua një pacient nga jugu që e kishte goditur diçka në këmbë. Hyri në urgjencë e gjitha pis. Mjekët nuk kishin doreza. Në urgjencë nuk kishte higjienë. Dhe e harroi dhimbjen e këmbës se thoshte mos marr ndonjë infeksion. Hall mbi hall. Vijuar për autonominë spitalore.

Nuk e di sa keq është të flasësh pa kuptim. Asgjë nuk ka ndryshim në ligj. Në terminologji shtohet disa herë fjala ministër. Bordin do e zgjedhë ministri. Mjekët e publikut mund të punojnë edhe pasdite. Për këtë vizitën ambulatore mund të marrin shërbim dhe në publik dhe të paguajnë. Kur i pyesin pse kjo pagesë e konkurron privatin që ka kushte më të mira, thonë sepse i japim mundësi mjekëve? Ok, po pacienti pse duhet të vijë të paguajnë këtu”, deklaroi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here