“Gazetari zbardh të vërteten e dorëzimit të mandatit: Ja çfarë fshihet pas dorëheqjes së TAHIRIT”

0
605

Gazetari Poli Hoxha, ka komentuar sot në studion e lajmeve të Syri.net, dorëzimin e mandatit të deputetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas tij pas dorëzimit të mandatit fshihet një marrëveshje mes ramës dhe tahirit, duke shtuar se ish-ministri ka marrë garanci të plotë nga kryeministri.

Hoxha tha gjithashtu se sot në fjalimin e Tahirit kishte dhe një mesazh për kryeministrin Rama.

‘Gjatë kësaj periudhe duhet se ka patur zhvillime shumë të forta. Vetë Saimir Tahiri kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen, por pas datës 19 prill kemi disa zhvillime shumë të vrullshme. Kemi vizitën e kryeministrit Rama në Berlin dhe kthimin e tij të trullosur nga kjo vizitë.

Për herë të parë Rama shkoi me rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por këtë herë Merkel i tha se ju keni dhe disa parakushte.

Ne e kuptuam kush ishin këto parakushte nga komentet intensive të deputetëve të Bundestagut.

Parakushtet janë dy pika, kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni i kthyer në sistem. Pika e parë u artikulua në emrin e Saimir Tahirit. Disa nga deputetët e Bundestagut ja thanë tekstualisht që ne s’po të themi ta arrestosh Tahirin por mos e mbro.

Menjëherë pas kthimit të Ramës, Tahiri bëri një gushat të paprecedentë duke dalë shpesh në media, ndërsa çonte mesazhe për Edi Ramën. Unë mendoj se kemi një marrëveshje mes Ramës dhe Tahirit. Sot Tahiri foli sikur të ishte një qytetar i thjeshtë, ai foli si ne qytetarët e thjeshtë, por duke folur kështu duke sulmuar Xhafajn. Tahiri edhe këtë herë e lidhi fatin e tij me kryeministrin. Ai tregoi disa prapaskena kur fliste për djajtë, tha se ai ka qenë mes ofertës për të shitur Ramën, dhe asaj për të mos e shitur, ndërsa sot tha se skam punë me asnjë por me kryeministrin’, deklaroi Hoxha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here