Këngëtari Renis Gjoka: Ka ardhur koha të protestojmë për të drejtat tona, vendi nuk po ecën mirë

0
184

Një nga autorët e himnit të protestës së 7 korrikut, Renis Gjoka, deklaroi në Syri Tv këtë mbrëmje se qeveria e Ramës nuk është në funksion të qytetarëve.

Ai deklaroi se do të protestojë në shesh jo vetëm për rezervat që ka si artist, por në radhë të parë si qytetar i vendit.

Gjoka teksa foli për himnin e protestës, tha se së bashku me Big Bastën menduan se është koha e duhur për të protestuar dhe për t’i përcjellë shqetësime te qytetarëve përmes artit.

“Mendoj se ishte koha e duhur që t’i jepnim një dorë kësaj proteste. Si unë dhe Big Basta mendojmë se ka ardhur koha të protestojmë për të drejtat tona. Ekonomia nuk është aty ku duhet.

Shkollimi, spitalet, jam në radhë të parë qytetar. Duke qenë se jemi artistë, aq më mirë, që atë që mendojnë të gjithë, ta përcjellim kështu përmes artit.

Duam stabilitet ekonomik-social. Nuk e di nëse do ketë nga kolegët e mi në protestë, kemi mjetet e duhura demokratike për të shprehur ato që populli mendon.

Nëse bëhemi më shumë, sa më mirë. Shoh në rrjete sociale që ka pasur solidaritet nga artistët, duke i dhënë jehonë kësaj që bëmë. Shpresoj që në terren të vijmë në një formë demokratike.

Edhe artistët kanë rezervat e veta. Pushteti nuk po funksionon ashtu siç duhet. Nëse ai që vjen nesër bën të njëjtën gjë si kjo qeveri, ne do jemi prap në shesh.”-tha Gjoka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here