Protesta e ditës së nesërme do të jetë paqësore. Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Këlliçi tha se protesta bëhet për qytetarët dhe do të jetë një pikëtakimi me shqiptarët.
Deputeti mohoi zërat kritike dhe theksoi se nuk po bëhet për Sali Berishën. Sipas tij, ish-kryeministri e ka treguar peshën e tij dhe 7 korriku është një sfidë për të.
“Do të jenë folësit që do të përfaqësojnë grupe të ndryshme të interesit. Do të fillojmë në 19:00. Është bërë thirrja që do të jetë protestë paqësore. Do të jenë të rinjtë që do të bëjnë rrethin e sigurisë. Është një protestë që bëhet për qytetarët. Nuk bëhet për Sali Berishën. Ai e tregoi peshën e tij qoftë me foltoren qoftë me 6 mars. Ai tani e ka sfidë që gjithë këtë besim që i është dhënë ta meritojë dhe ta përkthejë në rritje të opozitës. Kjo protestë bëhet për qytetarët dhe është një pikëtakimi me Shqipërinë. Ne preferojmë që të përfaqësojë 100% qytetarët. Do të dominojnë simbolikat kombëtare”, tha ai.