Rama e çoi gazetarin në “riedukim”, reagon Berisha: Rama si talebanët. Kërcënim për median!

0
203

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi Edi Rama dënoi sot një tjetër gazetar, se i bëri pyetje ministres Olta Xhaçka, që atij nuk i pëlqeu.

Berisha e quan Ramën si kryeministrin e denjë të talebanëve dhe jo të një vendi anëtar të NATO-s.

Me Ramën, shkruan Berisha në Facebook, mediat dhe gazetarët janë të kërcënuar.

Lideri demokrat i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të dënojnë sjelljen e kryeministrit.

Postimi
Sjellje e denjë për kryeministrin e talebanëve dhe jo të një vendi anëtar të NATO-s.
Miq, sot në një akt arrogance të dënueshme, tipike për armiqtë e fjalës së lirë, Edi Rama zgjodhi të kërcënojë dhe ndëshkojë gazetarin Klevi Muka të A2, për fajin e vetëm se ai, duke bërë detyrën, pyeti ministren Xhaçka, të përfshirë në një skandal prone publike, nëse ajo ka zbatuar rregullin e caktuar nga vetë Rama për takimet e ministrave me biznesmenë.
Duke përgëzuar gazetarin Klevin Muka për pyetjen e tij profesionale dhe legjitime, dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen e përsëritur prej harbuti të Edi Ramës i cili kërcënon dhe pengon si armik i mediave gazetarët në detyrën e tyre. Ju bëj thirrje organizatave të mbrojtjes së lirisë së mediave të dënojnë me forcë më të madhe kërcënimet dhe arrogancën e përsëritur të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve dhe të mbrojnë gazetarët e kërcënuar prej tij. sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here