Balla: Të gatshëm të ulemi e të bisedojmë me Bashën

0
102

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se janë të gatshëm të ulen e të diskutojnë me opozitën për çështjet që ata dëshirojnë.

Prej kohësh në diskursin politik të PD-së kanë qenë reforma territoriale dhe ajo zgjedhore dhe për këto Balla konfirmon se PS është e gatshme të ulet në bisedime. Nga ana tjetër PS sheh si me rëndësi të madhe zgjatjen e mandatit të Vettingut për të cilën thotë se i duhet edhe mbështetja e PD-së.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”  tha se presin që Partia Demokratike të votojë zgjatjen e mandateve të personave që merren me organet e vetingut, pas rekomandimit të Komisionit të Venecias.

Pjesë nga intervista:

Balla: Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë që edhe demokracia amerikane është e rrezikuar nga sulmet kibernetike, apo përdorimi i lajmeve të rreme. Dezinformomi duhet luftuar së bashku.

Këtë javë pritet zgjatja e afatit të vetingut deri në vitin 2024. Çfarë prisni të reagojë opozita pas kësaj, duke pasur parasysh skepticizmin e tyre?

Balla: Pa mbështetjen e PD është e pamundur të kemi vota të mjaftueshme. Nuk duam ta përdorim draft-opinionin e Venecias si presion ndaj opozitës. Në përgjithësi në Shqipëri, të paktën kur opinionet e Komisionit të Venecias kanë qenë të qarta, është një çështje shumë teknike. Nuk bëhet fjalë për të na votuar këtë dhe ne të votojmë diçka që ata duan. Ne jemi në proces diskutimi me ta. Projektet e opozitës për çështjet territoriale e zgjedhore janë duke u diskutuar. Çështjet e reformës territoriale të diskutohen.

Si do të përzgjidhen anëtarët e këshillit drejtues të bankës?

Balla: Procesi është i hapur. Është mbyllur shprehja e interesit dhe ne do të zgjedhim një nga ata, sepse edhe këtu bëhet fjalë për 28 firma deputetësh. PS gjithmonë do të mbështesë, ata që janë persona që gëzojnë profesionalizëm të lartë, e kjo është një garanci. /abcnews.al/ 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here