Aksident tragjik në Devoll, humb jetën shoferi 31-vjeçar dhe plagoset pasagjeri

0
201

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 16:50, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here