Vrasja e Klodjan Rashës, klithma e babait: Dua drejtësi!

0
178

Nga Klodiana Lala

Klodjan Rasha theu “orën policore. Doli të blinte cigare, pa e ditur se do të ishte hera e fundit që kapërcente pragun e shtëpisë së tij, për të mos u kthyer më kurrë i gjallë, por në arkëmort. 25-vjecarin e pikasi policia. Arsyet se përse Klodjani nuk iu bind policisë, ende janë të paqarta. Fakt është që ai u vra me plumb pas shpine. Plumbi i shpoi zemrën. Ai ndërroi jetë në vend. Nën akuzë është një efektivi i skuadrës Shqiponja.

Ndaj tij, rëndojnë dyshime për vrasje në tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. Ai tha se objektivi nuk u bind dhe se u ndje i kërcënuar për jetën, pasi dyshoi se në duar mbante armë. Në fakt, në duart e Klodjanit, nuk u gjet armë. Policia njoftoi se kishte gjetur një pistoletë 80 metra larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu. Askush se di me siguri që pistoleta ishte e Klodjanit, djalit të vogël të familjes Rasha, e shpërngulur nga Zall-Dardha e Dibrës dhe banim në Tiranë. Si për ironi të fatit, ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht me 8 dhjetor, Ditën e Rinisë. Edhe Klodjani u vrau në lulen e rinisë. Arsyet përse u vra nuk dihen ende. Shumë pyetje presin përgjigje.

Ngjarja është e veshur me mister. Sigurisht mund të renditet ndër ngjarjet me të rënda kriminale, përderisa këtë herë ekzekutori është punonjësi i policisë. aktakuza për uniformat blu është e rëndë. klithma e familjarëve për drejtësi është drithëruese. Babai i Klodjanit, Qazimi mezi flet në telefon. Ai me mirësjelle të përgjigjet. Pasi e ngushëlloi e pyes me qetësi, sesi e mësoi lajmin e kobshëm. Më thirri policia – thotë mes ngashërimash Qazimi – më tha se kishte ndodhur një keqkuptim.

“Fillimisht nuk më treguan se cfarë kishte ngjarë. Më pyetën për djalin. Iu thashë që ai është disi pa qejf. Merrte ilaçe. Por spërbënte rrezik për askënd”, shpreehet ai. Jeta e Qazimit nuk ka qenë aspak e lehtë. Që në rini pësoi një fatkeqësi të rëndë. Humbi bashkëshorten dhe mbeti i ve, me një djalë 1.5 vjec për të rritur. U martua për të dytën herë dhe u bekua me vajzë e djalë. Klodiani ishte bekim për të. Por sot 25-vjecari nuk jeton më. “Dua drejtësi. do ta ngrej zërin. Duhet të dalë në dritë e vërteta. Unë kam të drejtë të di, përse ma vranë djalin”, thotë Qazimi. Hetimet për ngjarjen janë celur tashmë. Sigurisht shumë detaje do të zbardhen moment pas momenti. Por Drejtësia duhet të flasë. Sot më shumë se kurrë. Sepse si asnjëherë më parë, reputacioni i policisë është i dëmtuar. Njerëzit kanë të drejtë të dinë; A mund t’i besojmë ne policisë?/BW/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here