Berisha: Histori! Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare të NATO-s!

0
121

Nga Sali Berisha

Historie! Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare të NATO-s!

Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut mblidhen në një Samit vërtetë historik për këtë Aleancë.

Në këtë Samit, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë, Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.

Ai e bën gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurtë se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjeter. Duke i uruar suksese Samitit dhe këtyre dy vendeve si dhe Aleancës për këtë vendim historik, le të urojmë gjithashtu të dashur miq që NATO, Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohërave, nën udhëheqjen e SHBA-ve të shndërrohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë! #sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here