Vokshi denoncon Kushin: U frikësua nga protestat! Urdhëroi mësuesit të japin nota të mira

0
161

Deputetja e PD-së dhe njëherazi kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi ka denoncuar se si ministrja e Arsimit Evis Kushi ka urdhëruar mësuesit e biologjisë të japin nota të mira për nxënësit të cilët dhanë ‘Biologjinë’ si provimi me zgjedhje dhe u ankuan se pyetjet ishin jashtë programit.

Nxënësit u shprehën të indinjuar dhe thirrën protestë ditën e sotme në orën 10, por ministrja Kushi nga frika e protestave, gjeti ‘zgjidhjen’ duke i korrigjuar provimet në kohë rekord dhe duke u dhënë urdhër mësuesve që notat të ishin në favor të nxënësve.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Frika nga #protesta!!

Dy ditë më parë, maturantët paralajmëruan protestë për provimin e lëndëve me zgjedhje. Sipas maturantëve një pjesë e pyetjeve ishin jashtë programit.

#Protesta funksionoi!

Frika nga protesta, bëri që të urdhërohen mësuesit të punojnë gjatë fund javës e të nxjerrin në nxitim notat e mira për nxënësit, të paralajmëruara edhe nga Ministrja Evis Kushi.

Cfarë ndodhi gjatë fund javës? Ndërkohë që maturantët ankoheshin për vështirësinë e testeve dhe mësuesit që korrigjonin testet ankoheshin për rezultatet e ulëta të nxënësve???

Ministrja #Kushi aktivizoi të gjitha drejtoritë vendore dhe mësuesit e biologjisë dhe fizikës që të lajmëronin nxënësit se notat do të dilnin të hënën para orës 10. Sipas njoftimit, nxënësit nuk duhet të shqetesohen sepse “cdo gjë do të shkojë në favor të tyre” (shihni komunikimet në grupet e ëhatsapp-it). Pra, zyrat vendore e morën porosinë e Ministres dhe njoftuan rezultatet e “mira” edhe pa u korrigjuar testet. Rezultatet dolën (si asnjëherë) për dy ditë, para orës 10.00, kur protesta ishte njoftuar.

Edhe këtë herë, askush nuk mbajti përgjegjësi për standartin e testeve. Askush nuk mbajti përgjegjësi pasojat të nxënësit e familjet e tyre.

Ministrja mendon që me sukses e shuajti protestën e maturantëve duke ju rritur notat artificialisht.

Por edhe pse nuk ishte zgjidhja më e mirë dhe ajo e duhur, maturantët fituan betejën e tyre. E fituan me protestën e parajmëruar!!

Ndaj, në datë #7korrik:

– cdo maturant duhet të #protestojë!

– cdo student duhet të #protestojë!

– cdo prind duhet të #protestojë!

– cdo i ri duhet të #protestojë!

#7korrik

#Arsiminërrezik

#shqipërianërrezik

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here