Amnistia fiskale/ Deputetja e PD, Koti: Qeveria s’po merr në konsideratë as ndërkombëtarët, drafti më i keq që mund të sjellë në Kuvend

0
96

Deputetja e PD-së, Serina Koti, ka folur në lidhje me hartimin e projektligjit për amnistinë fiskale, ku të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë territorit do të mund të ligjërojnë deri në 2 milionë euro, pavarësisht sesi i kanë krijuar të ardhurat.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Koti u shpreh se drafti është një nga propozimet më të këqija që mund të sjellë qeveria në Kuvend.

Serina Koti: Ne kemi kohë që e kemi kundërshtuar n parim amnistinë fiskale, që në momentin që është hedhur si draft për diskutim për grupet e interesit. Duke parë që situata ekonomike në Shqipëri është në krizë, raportet ndërkombëtare na nxjerrin në vendet e para për korrupsion. Drafti është një nga propozimet më të këqija që mund të sjellë qeveria në Kuvend. Mesa duket qeveria është kaq kokëfortë sa as partnerët ndërkombëtar nuk po i merr në konsideratë për ta ndryshuar projektligjin.

Sipas saj ky është një draft për të pastruar partë e pista, që vijnë nga krimi i organizuar dhe transaksionet e dyshimta.

Serina Koti: Kur pashë që drafti ishte 2 mln euro, askush nuk e mendon se mund të ketë një emigrant 2 mln euro në vendin e tij. Ky është një draft për të pastruar paratë e pista, që vijnë nga krimi i organizuar, nga transaksione të dyshimtë. Këto janë para të cilat Shqipëria ka kohë që i pret. Unë jam e bindur që bizneset e ndershme në Shqipëri, dhe njerëzit të cilët punojnë me punë të ndershme, nuk kalon qoftë asnjë ditë e vetme nga detyrimet. Parashikoj se do të ndodhemi edhe në kushte më të këqija pas miratimit të këtij ligji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here