EMRI/ Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

0
199

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve z. Paulin Rajta.

Drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme z.Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun. Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Kakryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.

Së fundmi z. Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë. Në të gjitha detyrat e ngarkuara, z.Rajta ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në zbatimin e ligjit, luftën ndaj krimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here