Nga Ylli Dylgjeri
Në konferencën e organizuar nga qeveria për luftën kundër korrupsionit, ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane zonja Yuri Kim.
Ku ishte ulur ajo, do të më pyesni?
Good question!
Ishte ulur midis dy dosjeve të krimit që hetohen nga SPAK, midis Dosjes 184 (Ulsi Manja), Shitblerja e Votës; dhe Dosjes së Abuzimit me Inceneratorët (Arben Ahmetaj & Co).
Tjetër, pas duartrokiti fjalën e kryeministrit, u ngrit, shtyu Dosjen e Inceneratorëve dhe doli në podiumin e konferencës ku ndër të tjera deklaroi se “qeveria është e përkushtuar për luftën ndaj korrupsionit”.
Pas duartrokitjeve, u kthye sërish në karrige duke shtyrë Dosjen 184 dhe u ul për të shijuar shikimet, përgëzimet e qeveritarëve të kapur në krim.
Urime zonja Kim!
Pozicioni yt është aktrim.
Vendi është i zhytur në krim.
Këto vargje nga unë i ke kujtim!