Integrimi/ Kancelari gjerman mesazh BE-së nga Maqedonia e Veriut: Jemi seriozë, le të nisim negociatat e anëtarësimit

0
102

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, nga ku dhënë një konferencë për mediat përkrah kryeministrit vendas Dimitar Kovaçeski.

Në shenjë mbështetje për procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor, Scholz është shprehur se Gjermania me seriozitet maksimal do të bëjë çdo përpjekje për të zhbllokuar hapjen e negociatave me BE-në.

“Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe unë jam i përkushtuar për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian. Gjermania është serioze për integrimin evropian të vendeve të rajonit, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për Maqedoninë e Veriut. BE-ja i ka premtuar Maqedonisë së Veriut, ndërsa ajo i ka përmbushur të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim”, tha Scholz.

Në vijim kancelari gjerman shtoi: “Negociatat për anëtarësim duhet të fillojnë dhe unë do të advokoj për këtë”.

“Unë inkurajoj Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë angazhimin e saj në rrugën e reformave”, theksoi Scholz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here