KQZ e Kosovës dhe KQZ e Shqipërisë, bashkë për 21 qershor

0
165

KQZ Valdete dakaNjë delegacion i KQZ-së së Kosovës i kryesuar nga kryetarja e këtij Komisioni, Valdete Daka, ka mbërritur në Tiranë për të vëzhguar  zgjedhjet lokale që do mbahen ditën e nesërme në Shqipëri. Një vit më parë, më datë 10.03.2014, është nënshkruar “Memorandumi i Bashkëpunimit” mes KQZ-së së Shqipërisë dhe KQZ-së së Kosovës.

Në përbërje të këtij delegacioni janë edhe anëtarët Ilir Gashi, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Eshref Vishi dhe Ergit Qeli, të cilët janë pritur në një takim nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi, dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

“Ne urojmë që dita e nesërme të jetë sa më e mbarë dhe të arrihet qëllimi që zgjedhjet të jenë të suksesshme”, tha kryetarja Daka.

Ditën e nesërme, anëtarët e KQZ-së së Kosovës do të jenë të pranishëm në disa qendra votimi për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here