Xhixho: Mbyllja e sporteleve dhe kalimi i shërbimeve online rezulton dështimi i radhës!

0
199

Nga Erisa Xhixho/

Mbyllja e sporteleve dhe kalimi i shërbimeve online rezulton dështimi i radhës. Konfindustria Italiane vëren se:
➡️Rregullimi i problemeve të sistemit online shkakton paqartësi te sipërmarrja, penalizon biznesin për gabime që s’varen prej tij dhe krijon kosto artificiale të paparashikuara dhe të padrejta për sipërmarrjen private.
Pa një fazë të ndërmjetme, zhvendosja e shërbimeve ka krijuar konfuzion edhe te qytetarët. Ai që kryeministri e propagandoi si revolucion digjital është sfida e radhës për pensionistët, të cilët gjenden në vështirësi edhe për një certifikatë të thjeshtë.
Të gjithë jemi vetë dëshmitarë të mosfunksionimit për orë të tëra të portalit e-Albania. Shteti elektronik i Edi Ramës është i tillë vetëm part time!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here