I pret fytin ish-të dashurës, ajo e mbante me lekët si prostitutë

0
178

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poveromo të Italisë, ku protagonist janë një çift shqiptarësh. Mësohet se 50-vjeçari ka shfryrë gjithë dëshirën për hakmarrje mbi ish-të dashurën shqiptare, me tentativën për ta vrarë duke i prerë fytin me një grykën e një shisheje. E çara i ka rrezikuar seriozisht jetën gruas 40-vjeçare, e cila shpëtoi pas një operacioni të gjatë e të komplikuar, me 50 qepje.

Autoritetet italiane kanë arritur të arrestojnë 50-vjeçarin, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, tashmë në pritje të masës së sigurisë.

Hetuesit kanë zbardhur edhe motivet e sulmit që mund të kishte rezultuar fatal. Ata kanë qenë të njohur me njëri-tjetrin, në të kaluarën kanë pasur edhe një marrëdhënie që përfundoi kur ai filloi ta shfrytëzonte.

Ishte ajo që e mbante me parà të fituara nga aktiviteti si prostitutë, ndërsa ai vetëm i kërkonte parà, deri në momentin që gruaja vendosi t’i jepte fund. E nxori nga shtëpia, pa i dhënë më asnjë kacidhe.

Një goditje e rëndë për 50-vjeçarin që nuk e pranonte fundin e lidhjes midis tyre dhe as jetesën e re në kufijtë e varfërisë. Mendimet e turbullta, xhelozia dhe dëshira për hakmarrje e shtynë në agresionin e mbrëmshëm

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here