Në maj, çmimet e ushqimeve u dyfishuan, inflacioni më i lartë në 20 vite

0
136

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj 2022, krahasuar me Prill 2022 është -0,5%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi ‘Ushqime dhe pije joalkoolike’ me +4,01 pikë përqindje, pasuar nga grupi ‘Transporti’ me +1,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit ‘Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji’ me +0,53 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve ‘Pije alkoolike dhe duhan’ dhe ‘Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’ me +0,24 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit ‘Hotele, kafene dhe restorante’ kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve ‘Veshje dhe këpucë’ dhe ‘Argëtim dhe kulturë’ me 0,05% secili.

Çmimet e grupit ‘Mallra dhe shërbime të ndryshme’ me +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupit ‘Komunikimi’ me +0,03 pikë përqindje.

Çmimet e grupit ‘Shërbimi arsimor’ me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit ‘Shëndeti’ me +0,01 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Maj 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin ‘Transporti’ me 21,7%, pasuar nga grupet ‘Ushqime dhe pije joalkoolike’ me 11,4 %, ‘Hotele, kafene dhe restorante’ me 5,3%, ‘Pije alkoolike dhe duhan’ me 5,0%, ‘Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’ me 3,2%, ‘Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji’ me 2,7%, ‘Veshje dhe këpucë’ me 1,3%, ‘Argëtim dhe kulturë’ me 1,2%, ‘Mallra dhe shërbime të ndryshme’ me 0,9%, ‘Komunikimi’ me 0,8%, ‘Shërbimi arsimor’ me 0,6% dhe ‘Shëndeti’ me 0,2%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit ‘vajra dhe yndyra’ u rritën me 29,1%, pasuar nga nëngrupet ‘bukë dhe drithëra’ me 18,6%, ‘qumësht, djathë dhe vezë’ me 18,4%, ‘sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira’ me 15,0%, ‘zarzavate përfshirë patatet’ me 13,0%, ‘mish’ me 7,8%, ‘peshk’ 7,2%, etj.

Krahasuar me muajin Prill 2022, çmimet e grupit ‘Argëtim dhe kulturë’ u ulën me 3,1%, pasuar nga grupi ‘Ushqime dhe pije joalkoolike’ me 1,6%. Ndërsa, grupet ‘Pije alkoolike dhe duhan’, ‘Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’, ‘Transporti’, ‘Hotele, kafene dhe restorante’ u rritën me 0,5% secili, ‘Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji’ me 0,4% dhe ‘Veshje dhe këpucë’ me 0,1%. /Monitor.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here