Begaj zgjidhet president/ Alibeaj: Opozita i duhej Ramës vetëm për fasadë

0
176

Enkelejd Alibeaj, i cili me disa deputetë të Partisë Demokratike bojkotuan seancën për zgjedhjen e presidentit të republikës, reagoi pas votimit të Bajram Begajt në Kuvend. Alibeaj ka argumentuar mungesën e deputetëve demokrat në sallë, duke thënë se i gjithë procesi ka qenë farsë

“Shqipëria kishte nevojë jo vetëm për një President të të gjithëve, por mbi të gjitha për një proces gjithëpërfshirës, transparent e real, i cili t’i jepte atij besimin e të gjithë shqiptarëve. Produkti i këtij procesi do mund të shihej kështu si bartës i unitetit të popullit, si njeriu mbi palët, si zbutës e moderator i klimës politike dhe si rregullator i ngërçeve insititucionale. Presidenti i Republikës forcën e vet e merr nga besimi dhe legjitimiteti që populli i jep. Ishte ky detyrimi që secila palë politike, e cila pretendon të përfaqësoje sinqerisht shqiptarët, duhej të angazhohej e të përmbushte kështu detyrimin e saj kushtetues, politik dhe institucional. Këtë besuam e besojmë, dhe kësaj i shërbyem. E sotmja po, por edhe e ardhmja do na gjykojë e japë të drejtë!”, tha Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here