Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka të ngjarë të mos jetë infektuar me virusin e ri të koronës.
Asnjë infeksion nuk u gjet në testin e saj të tretë, tha pasditen e sotme një zëdhënës i qeverisë në Berlin.
Ai shtoi: “Kancelarja do të vazhdojë të kryej detyrat zyrtare nga karantina e shtëpisë së saj ditët e ardhshme.” Merkel është karantinuar në shtëpinë e saj më 22 mars.
Ajo ishte informuar më parë se më 20 mars, kishte kontakte me një mjek që rezultoi pozitiv me koronavirusin. Mjeku vaksinoi Merkelin për të parandaluar pneumokokët.