PD: Vendim i turpshëm, zbardhet vendimi i dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri

0
210

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka zbardhur vendimin e dënimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vendim ky që u mor më 19 shtator.

Pas 49 ditësh pritje, tre gjyqtarët Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka kanë dorëzuar vendimin e bardhur në 140 faqe argumente në sekretarinë e Gjykatës.

Në këto 140 faqe janë argumentuar arsyet që çuan tre gjyqtarët të dënonin ish-ministrin Tahiri me 3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike.

Gjithashtu ndër të tjera sqarohet edhe përse dënimi u mor vetëm për shpërdorim detyre, dhe përse ranë akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.

Më 19 shtator Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg. Për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar dhe rrjedhimisht përfiton ulje të 1/3 së dënimit, vitet e burgut do të konvertohen në 3 vite shërbim prove.

Por sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. PD e quajti këtë vendim të turpshëm. Një ditë më parë ankimuan vendimin edhe avokatët e Jaled Çelës, i cili u dënua me 3.4 vite burg. Edhe ish-kryepolici, tashmë në arrati kërkon pafajësinë.

Ish-ministri Tahiri kërkoi pafajësinë duke ankimuar vendimin e Gjykatës. Gjithashtu edhe Prokuroria ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove, të ish-ministrit Saimir Tahirit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here