Dy deklarata idiote në një ditë/ Nga Ermonela Felaj te Mira Rakacolli

0
165

Nga Ylli Manjani

Dy deklarata idiote në një ditë.

Ermonela që thotë se Open Ballkani është më i rëndësishëm se dënimi i gjenocidit serb në Kosovë.

Rakacolli që thotë se mjekët ikin në Gjermani sepse gjermanët ikin për vete…

Sigurisht, të dy zonjat janë më të mënçura sesa kaq. E kuptojnë që përdoren për të shmangur vemendjen e opinionit publik, por nuk janë autoret e atyre budallëqeve që lëshuan nga gojët.

Mund t’i quash pa dinjitet dhe independencë, por jo budallaqe.

Ato deklarata i shërbejnë udhëheqësit për të fshehur diçka tjetër. Është si biçim ushqimi mediatik që njerëzia të merren me këto budallëqe, ndërkohë ai vendos qetësisht për diçka tjetër, zakonisht skandaloze.

Ky është përkufizimi i spiropalizimit në fakt. Kolla që fsheh pordhët e qeverisjes së keqe.

Ndaj mos u bëni tuhafë!

Mos harxhoni kohë me budallëqet, as me personazhet që i emetojnë ato. Shpesh kur i jep përgjigje budallëkut ngjan edhe vetë budalla.

Rama dhe monizmi i tij që sundon është problemi.

Ndërkohë 250 l/litri i naftës!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here