Ish-Presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, lule dhe vlerësime për ish-Presidentin Bujar Nishani

0
172

Ish-Presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu kanë vendosur kurora me lule sot dhe i kanë dhënë lamtumirën e fundit kolegut në politikë dhe njerit prej tyre në krye të shtetit, Bujar Nishanit.

Ish-Presidenti Alfred Moisiu nderoi me dorë si ushtarak përpara trupit të Nishanit, para se të ngushëllonte familjen e tij. Në dalje, ai tha për mediat: “Më vjen keq për këtë humbje të parakohshme të një njeriu që ka kontribuar për vendin tonë. Me këtë rast dua t’i shpreh ngushëllimet familjet dhe të gjithë të afërmëve të tij. “

Ish-Presidenti Bamir Topi: Sigurisht është një ditë e trishtuar, për më tepër kur largohet në një moshë kaq të re duke lënë në hidhërim të fortë familjen, por edhe miqtë e tij. Presidentin Nishani e kam njohur rreth 22 vite më parë, një bashkëpunim politik dhe fati e solli pastaj vit pas viti krahas angazhimeve politike të ishim së bashku edhe në angazhime shtetërore. Natyrisht, ai la mbrapa një vepër shumë komplekse, sepse ka qenë jo vetëm aktivist politik, po edhe me detyra shumë të rëndësishme në dy kabinete vërtet sinjifikative, por edhe si kryetar shteti. E mbaj mend ditën kur i kam dorëzuar detyrën, në 24 korrikun e vitit 2012… Është dita për të shprehur ngushëllimet për familjen dhe i lehtë i qoftë dheu, u prehtë në paqe!”

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu: “Unë dua të them se është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe shtetin shqiptar, për një personalitet i cili ka bërë epokën e vet, e ka sjellë kohën në rrethana specifike dhe ka bërë punën më të mirë të mundshme në cilësinë që ka pasur si President i vendit, duke pasur një përgatitje të jashtëzakonshme në fazat e mëhershme në ushtrimin e detyrave të veçanta me rëndësi shtetërore dhe si personalitet që ka ditur në vlerën më të mirë të komunikojë me qytetarët e vendit, me burrështetas të vendeve të ndryshme dhe të prezantojë Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sigurisht që gjithë ajo vepër do të mbahet mend për të mirë, por do të mbahet mend për situatat e jashtëzakonshme që ai ka ditur t’i kapërcejë, flas për sfidat që ka pasur vendi, t’i kapërcejë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne nuk kemi qenë në të njëjtën kohë, presidentë të vendit, por kemi qenë në kohën e bashkëpunimit për çështje të caktuara dhe e ndiej veten me privilegj që kam njohur një njeri që ka qenë me mision fisnik, që ka ushtruar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që ka kapërcyer dallimet në gjenerata dhe që ka qenë i hapur të lidhë atë që është më ë mira për të ardhmen e vendit dhe të kombinojë veprimet e tij gjatë mandatit që ka pasur. Pra, është një humbje që është e dhimbshme, e hershme për atë që do të shkojë në amëshim dhe një humbje që do të mbahet mend me mënyrën e qetësisë që ai mori me vete dhe në mënyrën se si ka qenë si njeri. I qoftë i lehtë dheu shqiptar dhe pastë paqen e përhershme duke pasur parasysh që mbetet borxh ta përcjellim modelim e mirë që ka pasur”, pëfundoi Sejdiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here