Djali i Bujar Nishanit: Familja jonë i jep sot lamtumirën, busullës së saj, kombi – një shqiptari të përulur!

0
308

Djali i ish-Presidentit Nishani, Ersi Nishani, ka mbyllur ceremoninë mortore që u zhvillua në varrezat e Sharrës në Tiranë sot në mesditë. Me pak fjalë domethënëse, Ersi Nishani falenderoi të gjithë mbështetësit e tyre në këto momente pikëllimi, duke iu drejtuar të parit z. Sali Berisha që nuk i përmbajti dot lotët gjatë fjalimit të lamtumirës:

“Ju falënderoj Doktor, për fjalët e ndjera!

Të nderuar personalitete, të nderuar miq të pranishëm! Ju falenderoj të gjithëve për praninë tuaj, na e keni lehtësuar dhimbjen sadopak këto ditë.

Im atë, me tri gjëra nuk bënte kurrë kompromis: Për familjen, për Zotin dhe për Atdheun. Familja jonë sot i jep lamtumirën, busullës së saj drejtuese; kombi shqiptar i jep lamtumirën një shqiptari të përulur; Zotit i shtohet një engjëll në parajsë!

Lamtumirë, baba, të qoftë dheu i lehtë!” tha Ersi Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here