PD e bllokuar në PPE?! Reagon selia blu: Dezinformim i dyshes Rama-Basha, kanë qëndrim neutral dhe presin zgjidhjen përfundimtare të çështjes së vulës

0
183

Njoftimet e zyrës së dizinformimit Rama Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE)
jane trillime pa asnjë bazë.

PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qendrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendëshme në PD.

Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së
2. Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS
3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here