Problemet me identifikimin elektronik, Celibashi i bie shkurt: Do kërkojmë ndihmën e ekspertëve të huaj

0
137

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me mosfunksionimin e pajisjeve për votimin elektronik, që u aplikua për herë të parë në zgjedhjet lokale në 3 bashki, Vorë, Kamzë dhe Elbasan.

Ai u shpreh se ende po pritet dorëzimi i bazës materiale, ndërsa paralajmëroi se për vlerësimin teknik të pajisjeve do kërkohet edhe ndihma e ekspertëve të huaj.

Celibashi: Akoma pajisjet nuk kanë mbërritur në KQZ. Po presim dorëzimin e bazës dhe materialeve zgjedhore. Me siguri do kërkojmë edhe ekspertë të jashtëm të përfshihen në procesin e vlerësimit teknik të pajisjeve. Eksperiencat e vendeve të tjera kanë treguar, dështime në implementimin e teknologjisë së informacionit dhe procesi nuk ka pasur këtë kontest që ka pasur këtu.

I keqardhur dhe i inatosur kur i kam parë ato pamje, ma dërguan para se të dilnin në rrjetet sociale. Janë punëtorë të rekrutuar gjatë kësaj kohë, nuk e them për justifikim. Pamje shumë irrituese. Do ishte e tepërt dhe e panevojshme të them që KQZ për çdo hap të procesit që nuk ka shkuar mirë do ketë qëndrimet e veta. Nuk është cinizëm të them që ai gjest të errësojë e të eklipsojë përpjekjen e ndershme e korrekte të këtij institucioni. Veprim i dënueshëm edhe në pikëpamje administrative. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here