Fatura e Strasburgut 51.6 mln euro,Vasili thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojnë

0
177

Nisur nga deklarata e Avokati i Shtetit, Odise Moçka, i cili konfirmoi shifrën prej 51,6 milionë eurosh e dhënë si dëmshpërblim për gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kërkon nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve që abuzojnë me detyrën përmes vendimeve të dhëna.

“Janë 155 çështje që janë akoma në gjykim në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Janë dhënë në total 75 vendime me vlerë financiare 51.6 euro, prej të cilave 67 vendime janë ekzekutuar me vlerë  33.6 mln euro dhe 8 vendime janë akoma në ekzekutim me vlerë 17.9 mln euro.”

Kjo deklaratë e bërë nga Avokati i Shtetit, Odise Moçka, në Komisionin e Ligjeve, i cili konfirmon se fatura më e re e çështjeve të humbura nga qeveria në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut është 51.6 milionë euro, ka shkaktuar reagimin e fortë të opozitës.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nënvizon se Gjykata e Strasburgut ka dhënë vendime ku shteti duhet të paguajë miliona euro për gjyqet ku individët i janë drejtuar kësaj gjykate për padrejtësitë e shtetit ndaj tyre.

Vasili i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të vihen në lëvizje për atë që ai e quan skandal.

Prokuroria dhe SPAK, thotë ai, të hetojnë me urgjencë për këtë krim financiar me pasojë miliarda lekë dhe të çojë fajtorët përpara drejtësisë.

Pasi, sipas Vasilit, nga taksat e djersës dhe sakrificës së shqiptarëve do të paguhen miliona euro, ndërkohë qënuk paguajnë personat me detyrë shtetërore që shkelin ligjin, por paguajnë qytetarët nga taksat e tyre dhe fajtorët mbeten pa ndëshkuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here