Vendimi i Apelit për vulën e PD-së, Strazimiri: S’më tremb asgjë, demokratët janë të lirë

0
223

Gjykata e Apelit ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj për prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit dhe ndryshimet në statut të dala nga ky kuvend.

Në lidhje me këtë Gent Strazimiri, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, tha se çfarëdolloj vendimi që të merret nga Gjykata nuk e tremb. Rastin e animimit e ka krahasuar me atë të viteve ’90 për legalizimin e PD, ndërsa shtoi se demokratët janë të lirë.

Strazimiri: Nuk më tremb asgjë për një arsye: Në dhjetor të vitit ’90 më është dukur çudi e madhe që u çuan letrat për themelimin e PD tel Enver Halili, në atë kohë ishte ministër i drejtësisë, i partisë së punës, në mënyrë që PD të legalizohej. Nëse Enver Halili do të kishte refuzuar të legalizonte PD, çfarë do të ndodhte? Nuk do të kishin ndodhur proceset demokratike, do ishin zbrazur sheshet. Demokratët janë të lirë. Vazhdojnë të jenë aty pavarësisht se kush e ka vulën në dorë, pavarësisht se kush mendon se mund ta zhbëjë me një copë letër, vullnetin e mijëra njerëzve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here