Si parashikohet moti sot?? Ja se ç’thonë meterologët…

0
122

Edhe sot në të gjithë vendin do të vijojë mot i qëndrueshëm atmosferik. Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare mbi relievet e larta malore.

Përgjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore si dhe bregdet do të ketë përsëri mjegull të dendur dhe shikim të reduktuar.

Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare gjatë orëve të mesditës në bregdet dhe shpejtësi 1-10m/s.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten në vlerat e këtyre ditëve të fundit duke arritur nga 9ºC deri në 16ºC në orët e mëngjesit si dhe 25ºC deri në 29ºC në ato të mesditës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here